Neymar thotë se ai është lojtari më i mirë në botë por vetëm për shkak se Cristiano Ronalo dhe ish bashkëlojtari i tij te Barcelona, Lionel Messi, janë nga një tjetër planet.
Neymar është lojtari më i shtrenjtë në botën e futbollit pas largimit nga Barcelona për transferim në Paris Saint Germain për një tarifë prej 222 milionë euro gjatë muajit gusht, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi brazilian, i cili nisi edicionin e tij në Kampionatin Botëror të dielën kundër Zvicrës, ka pranuar se ende qëndron prapa Messit dhe Ronaldos.
“Dy lojtarët që janë mbi të gjithë sot janë Cristiano Ronaldo dhe Messi”, ka thënë Neymar për kanalin brazilian ‘Desimpedidos’ në YouTube.
“Mbi të gjithë modestinë, sot unë jam lojtari më i mirë në botë sepse ata janë nga një tjetër planet”
Neymar ka përfunduar i treti në vota për Topin e Artë prapa Ronaldos dhe Messit./arbresh.info/
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...