7 gjërat e pazakonta që femrat i shohin tërheqëse tek meshkujt

15:50 | 15 Qershor 2018
A. B.

Tërheqja ndaj dikujt është diçka relative; ajo që ty mund të tërheqë tek dikush, mund të jetë e bezdisshme tek dikush tjetër. Është normale që të gjithë kemi shije dhe preference të ndryshme.

Përshembull, disa vajza pëqlejnë djemtë e gjatë e disa të tjera, preferojnë djemtë e shkurtër. Disa muskulozë e disa të tjera, ata jo muskulozë.

Po ju njohim me 7 gjëra të pazakonta tek meshkujt që i bëjnë ata tërheqës në sytë e femrave.

1. Mbajtja e një qeni

Kjo ndoshta ndodh sepse zotërimi I një qeni nënkupton një mashkull përgjegjës, të sjellshëm dhe pozitiv. Meshkujt që mbajnë qen duken se kanë personalitet më të ëmbël.

Disa e quajnë këtë efekt George Clooney, por në thelb ka një studim që sugjeron se gratë preferojnë burrat e rritur. Të rinjtë mund të jenë mjaft të pakujdesshëm, ndajkur gratë kërkojnë partnerë afatgjatë, preferojnë meshkuj që janë më të pjekur, si në aspektin e moshës ashtu edhe në qëndrimin e tyre ndaj jetës.

3. Veshja e kuqe

Ngjyra e kuqe shpesh lidhet me dashurinë, pasionin dhe fuqinë. Kështu që shkencëtarët kryen një eksperiment në të cilin iu treguan grave, fotografitë e burrave që mbanin këmisha të kuqe, blu, jeshile dhe gri dhe shumica e tyre thanë se burrat e veshur me të kuqe ishin më tërheqës për ta. Mund të ketë gjithashtu të bëjë me faktin se veshja e kuqe kërkon shumë besim.

4. Një karrierë interesante

Sipas statistikave, një karrierë ka lidhje me tërheqjen. Burrat me karrierë më nteresante zakonisht janë më tërheqës për gratë. Pra burrat në uniformë si policë, zjarrëfikës, pilotë, mjekë, personalitete televizive dhe sipërmarrës janë ndër ato nga të cilët femrat tërhiqen më së miri.

5. Të qënit i vështirë për t’u bërë për vete

Shpesh dëgjojmë për femrat që janë të vështira, gjë që i nxit më tepër meshkujt t’i bëjnë për vete. Epo, e njëjta gjë mund të vlejë edhe për këta të fundit. Gratë tërhiqen ndaj meshkujve që janë më të vështirë për t’u bërë për vete.

6. Të jesh ‘gri’ dhe i brishtë

Kjo mund të tingëllojë qesharake dhe si një dramë televizive, por femrat tërhiqen ndaj meshkujve të rezervuar.

7. Zëri i thellë

Çdo femër e ka një zë mashkulli, të preferuarin e saj. Kjo vërtetohet edhe shkencërisht. Mesa duket truri I femrës lidh zërin me madhësinë, ndaj femrat preferojnë meshkujt me zë të thellë. E dinit pse femrat gjithashtu pëlqejnë zërin e meshkujve në mëngjes? Sepse atëherë është një oktavë më e ulët se zakonisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme