98 vjeçari që ka agjëruar 85 muaj të Ramazanit

13:47 | 15 Qershor 2018
Arbresh.info

98 vjeçarin nga Drenasi, Mehmet Tahiraj nuk e pengoi mosha që të agjëronte muajin e shenjtë të Ramazanit.

Për të ky Ramazan ishte i 85 që kishte agjëruar.

“Namaz jam mundu me ba gati gjithë. Prej 14 vjetëve ja kom nis me agjërua”, thotë Tahiraj.

Përkundër moshës ai ndihet i fortë dhe thotë se nuk e ka pasur të vështirë dhe se gjatë muajit të Ramazanit ai ka punuar edhe tokën.

“Nuk më ka ardh zor hiq. Kemi korrë e kemi kosit në Ramazan”, u shpreh 98 vjeçari. /RTVD

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme