Google ADS

Çelja e negociatave, Meta: Vendimi pozitiv do ishte inkurajues për vendin dhe rajonin

10:15 | 15 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Gjermani, aty ku po mbahet takimi i 23-të Ndërkombëtar i Berlinit.

Meta duke folur për rajonin e Ballkanit shprehet se paqja dhe stabiliteti janë të pranishme e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.

“Privilegj i veçantë të isha i ftuar nderi në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit mes kolegësh, miqsh dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës.

Paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.

Fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë”, shprehet Meta.

Sipas ti dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit.

Ai flet edhe për progresin e Shqipërisë dhe për çeljen e negociatave.

“Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal”, thekson Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme