Naim Tërnava në Faljen e Bajramit: Të angazhohemi për të mirën e përbashkët

08:04 | 15 Qershor 2018
Arbresh.info

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit, Falja e Namazit të Fitër Bajramit është mbajtur me fillim nga ora 05:34 në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Hytben e Fitër Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me ç’rast edhe ka dhënë një mesazh për këtë festë.

“Ju thërras të gjithëve, që të marrim shkas festat tona fetare dhe kombëtare për t’u angazhuar për interesin shoqëror të vendit, për të mirën e përbashkët”.

Faljes së Namazit i ka prirë Resul Rexhepi sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme