Komentatori i televizionit publik shqiptar: Jam tifoz i Serbisë në Botëror

01:11 | 15 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Ndoshta askujt nuk i ka shkuar mendja që një shqiptar mund të bëjë tifo për kombëtaren e Serbisë në kampionatin botëror “Russia 2018”.

Por sot publikisht në ekranin e “Ora News” komentatori i njohur Konstandin Grillo ka deklaruar që do të jetë një tifoz i Serbisë në këtë kampionat botëror.

Komentatori zyrtar i televizionit publik të Shqipërisë Konstadin Grillo, në televizionin “Ora News” ka deklaruar që është tifoz i Serbisë dhe po ashtu i Crevena Zvezdës.

“Jam tifoz i Serbisë, normalisht edhe me Holandën por mungon Holanda dhe jam një tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb, unë jam tifoz i Zvezdës që kur kam qenë fëmijë” tha Kosta Grillo.

Konstadin Grillo është komentatori i cili komenton çdo ndeshje të Kombëtares shqiptare.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1352715414853577/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme