Jose Mourinho beson se Anglia mund të siguroj trofeun në Kampionatin Botëror duke pretenduar se skuadra e re e Gareth Southgates ka një eksperiencë të mjaftueshme për të pasur sukses në fazat ndërkombëtare.
Anglia do të përballet kundër Tunizisë në takimin e parë të hënën, ndërkohë që Panama dhe Belgjika janë kundërshtarët e tjerë në Grupin G, transmeton portali arbresh.info.
“Unë mendoj se ata mund të fitojnë Kampionatin Botëror. Unë mendoj se ata kanë një grup të mirë të ri, por me lojtarë që kanë eksperiencë”, ka thënë Mourinho.
“Ata janë në moshë të mirë, por me nivel të mirë të eksperiencës, të gjithë prej tyre. Ata luajnë në kampionatin më të mirë në botë – Premierë Ligë”
“Të gjithë luajnë në skuadrat më të mira, të gjithë prej tyre kanë eksperiencë në Ligë të Kampionëve që është një nivel i lartë i futbollit sigurisht. Prandaj, po unë mendoj se ata mund ta bëjnë këtë”
Anglia nuk është ndër skuadrat favorite për të fituar turneun e këtij viti pasi para saj janë skuadrat si ajo e Spanjës, Argjentinës, Francës, Brazilit dhe kampionit aktual – Gjermanisë./arbresh.info/
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...