Çantat Hermes Birkin ishte parashikuar të dominonin këtë sezon e si për të vërtetuar se janë më të kërkuarat e momentit, një e tillë u shit në Londër për 162,500 paundëve, është pse ishte 10-vjeçare.
Ky është rekordi i ri europian për një çantë dore të shitur në ankand. Himalaya Birkin, e prodhuar ne 2008-ten me togëzën dhe një dry të vogël të zbukuruar nga diamante 18 karatësh, e kapërceu ndjeshëm çmimin e parashikuar të 100.000 paundëve.
Rekordin global të një çante të shitur në ankand e mban po një Hermes Birkin – që u dha vitin e kaluar në Hong Kong për 253,700 paundë.
“Nuk ka absolutisht asnjë dyshim se bëhet fjalë për çantën më të çmuar të botës”, thanë drejtues të shtëpisë së ankandeve “Christie’s”.
Kjo ishte hera e parë që Hermes Birkin, e prodhuar në mënyrë artizanale një dekadë më parë me lëkurë krokodili, u ofrua në një ankand në Europë.
Çanta ishte në ato që cilësohen si kushte të një “shkalle 2”, pra pa dëmtime të dukshme. Është 30 cm, çka do të thotë më e vogël sesa çanta origjinale Hermes dhe ndërthur në mënyrë të përsosur 450 diamantë, floririn e bardhë me lëkurën e jo një, por tre krokodilëve të Nilit të rritur në fermë, specie kjo që ka më pak kocka e përgjithësisht, lëkurë më të butë se të tjerët. Në të gjithë botën, ekzistojnë më pak se 50 çanta të tilla./tch/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!