Greqia ka dëbuar 3 mijë e 427 shqiptarë gjatë këtij viti

23:42 | 14 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Greqia për pesë muaj me radhë ka dëbuar në vendi 3 mijë e 427 shqiptarë. Këtë e ka bërë të ditur policia greke me anë të një konference për media.

Sipas planit të trajtimit të emigrantëve të parregullt, në muajin maj janë dëbuar edhe 1 mijë e 323 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme dhe janë kthyer në vendet nga kanë ardhur, shkruajnë mediat greke, përcjell Albinfo.ch.

Në janar janë dëbuar 628 shqiptarë, në shkurt 648, në mars 668 në prill 745 dhe në maj 738 shqiptarë nga Greqia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme