Jose Mourinho ka thënë se ndeshje e ardhshme e Rusisë kundër Egjiptit është “një ndeshje kryesore” e Grupit A në Kampionatin Botëror dhe ka paralajmëruar skuadrën nikoqire se ata duhet të rrisin përpjekjet e tyre defanzive për të moshuar skuadrat më të forta sesa Arabia Saudite.
“Egjipti mund të dëmtoj Rusinë”, ka thënë Mourinho pas demolimit që Rusia ia shkaktoi Arabisë Saudite, transmeton portali arbresh.info. “Duket një kontradiktë, por nuk mendoj se Rusia mund të shënoj shumë gola edhe pse ata kanë shënuar pesë sonte”
“Unë mendoj se ata nuk mund të shënojnë aq shumë gola kundër skuadrave të mira, andaj nuk mendoj se ata mund të përballojnë që të pranojnë ndonjë gol gjithashtu”
Ashtu siç pritej, Mourinho e vlerësoi sulmuesin Mohamed Salah si lojtarin më të rrezikshëm të Egjiptit, pasi ylli i Liverpoolit është deklaruar i gatshëm për turneut në Rusi.
“Nuk dua të them se ai është më i shpejti, por njëri nga më të shpejtit në botë me topin dhe pa topin, ai mund të dribloj”
Takimi mes Rusisë dhe Egjiptit zhvillohet të martën duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...