Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami e kishte marrë një vendim që t’i shpallë të jashtëligjshme diplomat e atyre që kanë diplomuar në qendrën rajonale ECPD, i cili nga kandidatët shihet si kontrovers dhe i jashtëligjshëm.
Në vendimin që e ka marrë ministri Bajrami më datë 10 shkurt thuhet se kjo qendër rajonale e ECPD-së, që është shndërruar në universitet nuk i është nënshtruar licencimit dhe akreditimit, duke e shpallur të pavlefshëm memorandumin e nënshkruar nga ish- ministri Agim Veliu dhe kontratën e nënshkruar nga ana e ish ministrit, Ramë Buja, për themelimin e Universitetit Evropian për Studime Zhvillimore në Kosovë, si pasues i ECPD-së.
Mirëpo, në një kopje të këtyre marrëveshjeve që e ka siguruar Gazeta Blic ndër të tjera thuhet se diplomat që i lëshon ky Universitet nuk kanë fare nevojë as për nostrifikim, pavarësisht ndonjë ligji apo rregulloreje që mund të jetë në kundërshtim.
Më saktësisht në nenin e 6 të kësaj marrëveshje të arritur ndërmjet ministrit të Arsimit Ramë Buja dhe presidentit të Bordit Ekzekutiv të ECPD-së, Albert Maes thuhet: “Nëpërmjet kësaj është rënë dakord, se pavarësisht nga ndonjë ligj apo rregullore në kundërshtim, që të gjithë titujt, diplomat dhe certifikatat, e dhëna nga universiteti, sikur ato themelore, specialistike, master, M. Sc. dhe studimeve në doktoraturë, të cilat do të jenë në përputhje me Statutin e Universitetit, të referuar në Nenin 15 më poshtë, do të duhet të jetë pa ndonjë veprim të mëtejshëm, ligjërisht të vlefshëm dhe të drejtë për njohjen e plotë, për të gjitha qëllimet në Kosovë dhe gjetiu”.
Në këtë kontratë të nënshkruar ndërmjet Ministrit Buja dhe Presidentit të Bordit të ECPD-së, Maes përcaktohen deri në detaje mënyrat e funksionimit të këtij universiteti.
Të paktën tre kandidatë që kanë përfunduar studime në këtë Universitet e kanë quajtur absurd vendimin e ministrit Bajrami për shpallje të paligjshme të këtyre diplomave. “Si guxon një ministër, e aq më pak një juristë të marrë një vendim të tillë, i cili ka karakter prapaveprues. Në asnjë vend demokratik nuk ndodh që një ligj apo vendim të ketë karakter prapaveprues”, ka thënë ky kandidat për Gazetën Blic në kushte anonimiteti. Sipas këtij kandidati, janë në pritje të veprimeve të mëtutjeshme për ta paditur MASHT-in dhe ECPD-në.
“Personalisht jam takuar me ish-ministrin, i cili ma ka dhënë edhe kopjen e marrëveshjes me ECPD-në. Madje, na ka thënë se diplomat e lëshuara nga ky institucion, s’kanë fare nevojë për nostrifikim”, tha ky kandidat. Sipas tij, tash vjen një ministër tjetër dhe merr një vendim tjetër, i cili paska karakter prapaveprues”.
Ky kandidat thotë se përse ministri i Arsimit nuk ka marrë vendim që menjëherë ta mbyll këtë universitet, dhe ne do t’i ndjekim procedurat gjyqësore për t’i realizuar të drejtat tona.
Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, mirëpo ky i fundit pos që nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë, me ditë të tëra nuk ka kthyer përgjigje as me shkrim.
Gazeta Blic pos që ka arritur ta siguroj kontratën e nënshkruar nga ish-ministri i kaluar i Arsimit, Ramë Buja me përfaqësuesit e këtij universiteti, në të njëjtën kohë e ka siguruar edhe memorandumin e nënshkruar nga ish- ministri Agim Veliu.
Pos ministrave, edhe Universiteti i Prishtinës, i cili është institucioni më i madh publik i arsimit të lartë publik në vend, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me këtë institucion.
Marrëveshja në emër të Universitetit të Prishtinës është nënshkruar nga ana e ish-rektorit Enver Hasani, tani kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe përfaqësuesit të ECPD-së, Jonathan Bradley. /Gazeta Blic/
Ky është Memorandumi i bashkëpunimit që e kishte nënshkruar ish-ministri Agim Veliu dhe përfaqësuesi i ECPD-së
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...