Ka më shumë se 9 muaj që Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për shpronësimin e tokave në fshatin Hade dhe Shipitullë të Obilqit.
Marrëveshja e banorëve me Haradinajn, parashihte edhe punësimin e të rinjve të kësaj ane në minierat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Pasi punësimi i banorëve ende nuk ka nisur, ata kanë bërë veprime të reja, që mund t’i kushtojnë më shumë para buxhetit të shtetit.
Ata kanë hapur numër të madh të bunarëve, e krejt këtë po thonë se po e bëjnë pasi gjithmonë kanë punuar tokat e tyre.
Përfaqësuesi i këtyre banorëve, Azem Mjeku deklaroi për RTV Dukagjinin se ndaj tyre u bënë shumë padrejtësi.
“Asnjërit prej këtyre banorëve që u kanë marrë tokat, nuk janë punësuar. Ka pasur disa me shkolla të larta apo inxhinierë që janë punësuar, diku rreth njëzetë, por nga ky vend asnjë”, tha Azem Mjeku.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi, tha se asnjë investim i këtyre banorëve i kryer pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk do të kompensohet.
“Banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë kanë një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës dhe ajo do të mbetet në fuqi. Të gjitha investimet që janë bërë nga banorët në këto toka nuk do të rrisin aspak vlerën e tokës sado që mund të jenë të kushtueshme”, thuhet në përgjigjen e zëvendësministrit Matoshi.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...