Antoine Griezmann ka konfirmuar se do të vazhdoj qëndrimin te Atletico Madridi gjatë transmetimit drejtpërsëdrejti të shout televiziv ‘The Decision’.
Barcelona kishte bërë shënjestër kryesore transferimin e francezit për këtë verë dhe besohej se një marrëveshje 100 milionëshe është arritur me ‘Rojiblancos’, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, lojtari ka konfirmuar se ka refuzuar transferimin te gjiganti në Camp Nou dhe se ka vendosur për të qëndruar në Atletico Madrid.Televizioni spanjoll ‘Moviestar+’ ka transmetuar një dokumentar që tregon procesin e vendim-marrjes gjatë gjithë sezonit.
Ai shpjegon konfliktin mendor rreth idesë për të vazhduar në Atletico dhe për të qenë një hero për tifozët si dhe asaj për transferimin te Barcelona ku do të kishte një shans më të mirë për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Dokumentari kalonte në momentet kyçe të lojtarit gjatë sezonit, i bashkangjitur me një muzikë dramatike dhe të pikëlluar, para se intervistuesi të pyeste: “Dhe, a keni vendosur?”.
Kësaj pyetje, Griezman iu përgjigj: “Kam vendosur që do qëndrojë”./arbresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...