Heroi i Manchester United, Rio Ferdinand ka thënë se nuk mund të hedh poshtë mundësinë që Portugalia të fitoj Kampionatin Botëror.
Ferdinand beson se kampioni evropian nuk është ndër favoritët më të mëdhenj në Rusi, por përderisa Cristiano Ronaldo është në skuadër, gjithçka është e mundur, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj që shanset e Ronaldos për të fituar Kampionatin Botëror me Portugalinë janë të limituara”, ka thënë Ferdinand për ‘Goal’. “Skuadra fitoi Kampionatin Evropian, edhe pse ata nuk kishin ndonjë ekip të mirë”
“Por, kur ju keni Cristiano Ronaldon në skuadrën tuaj, ju gjithmonë kemi një shans për të bërë diçka në çdo minutë të çdo ndeshje, sepse ai është i mirë në këtë”
“Ai prodhon vazhdimisht, si për klubin edhe për vendin, ju nuk mund të nënvlerësoni skuadrën e Portugalisë që ka një Cristiano Ronaldo brenda saj”
Portugalia nesër do të përballet me Spanjën në kuadër të Grupit B./arbresh.info/
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...