Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo raportohet të ketë bërë të qartë se nuk është shumë i bindur me zgjedhjen e Julen Lopeteguit si trajner të ri të ‘Los Blancos’.
Trajneri i shkarkuar së fundmi nga Spanja do të marrë detyrën si një zëvendësues i Zinedine Zidanes në Bernabeu për sezonin e ardhshëm, por ndoshta nuk është emri i madh që shumica ishin duke pritur, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Zidane ishte një emër i madh vetëm si lojtar kur mori detyrë, e cila gjithashtu ishte eksperienca e tij e parë menaxheriale në nivel të lartë.Por, strategu francez tani ka lënë një punë mjaftë të vështirë për të bërë dhe ‘Don Balon’ raporton që Ronaldo nuk është i impresionuar dhe nuk është i lumtur rreth zëvendësimit të tij.
Gazeta e lartpërmendur spanjolle pohon që reprezentuesi i Portugalisë ka bërë të qartë se ai e sheh Lopeteguin si një përzgjedhje të katërt ose pestë të presidentin Florentino Perez për të zëvendësuar Zidanen.
Kjo mund të jetë shqetësuese për tifozët e Madridit për shkak se ata duan që gjërat të nisin mirë nën trajnerin e tyre të ri.
Të mbash Ronaldon të lumtur është një punë madhështore për këdo që është në detyrë te Real Madridi dhe Zidane dukej se e ka bërë këtë shumë mirë gjatë viteve të fundit./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...