UEFA ka ndëshkuar skuadrën e Atletico Madridit pasi tifozët e tyre kishin ngritur një baner racist në finalen e Evropa Ligës kundër Olympique Marseilles, ka njoftuar sot (e enjte) trupi qeverisës i futbollit evropian.
Skuadra spanjolle duhet të mbyll një seksion të tribunave të tyre, përfshirë 3 mijë ulëse, në takimin e ardhshëm në kompeticionin evropian që e zhvillon si nikoqir, transmeton portali arbresh.info.
Atletico Madridi është gjobitur gjithashtu pasi tifozët e tyre hodhën fishekzjarrë gjatë ndeshjes 3 me 0 të fituar kundër Lyonit në Francë muajin e kaluar.
Marseille është ndëshkuar gjithashtu për shkak se tifozët e tyre hodhën fishekzjarre dhe dëmtuan stadiumin./arbresh.info/
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...