Haradinaj uron besimtarët musliman për festën e Fitër Bajramit

19:19 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi të postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë, teksa ka bërë thirrje për paqe dhe tolerancë.

Ky është statusi i plotë i Haradinajt:

“Urime festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë. Në këtë festë, që përhapë frymën e përmbushjes së qëllimit të sakrificës, uroj të jemi të bashkuar në jetësimin e mesazheve për paqe dhe tolerancë, për ta ruajtur besimin në vlerat kulmore”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme