Rusia e ka nisur në formë të shkëlqyer duke dhuruar spektakël që në takimin e parë të këtij edicioni në Kampionatin Botëror.
Kombëtarja nikoqire ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 5 me 0 kundër Arabisë Saudite në takimin e zhvilluar në stadiumin “Luzhniki”, shkruan portali arbresh.info.Yuri Gazinskiy realizoi me kokë për 1 me 0 në minutën e 12′, ndërsa Denis Cheryeshev dyfishoi shifrat tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë. Artem Dzyuba realizoi për 3 me 0 në minutën e 71′ para se Denis Cheryshev të shënonte golin e dytë personal në këtë takim me një supergoditje.
Goli i fundit i takimit u realizuar nga Aleksander Golovin nga gjuajta e lirë në minutën e 95′ për t’i dhënë Rusisë një fillim të pa imagjinuar.
Takimi i ardhshëm i Rusisë do të jetë kundër Egjiptit në kuadër të Grupit A, ndërsa Arabia Saudite do të përballen me Uruguaian e Luis Suarezit./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat më poshtë:
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...