Siguria është elementi kryesor i këtij botërori dhe në një fushë të tillë Rusia e konsideron veten eksperte.
Në shumë qytete ku do të luhen ndeshjet janë montuar rreth 2 mijë kamera shtesë që mbahen nën vëzhgim nga stafe të specializuara për të vëzhguar rreth stadiumeve ku luhen ndeshjet.
Kamerat e reja janë me teknologjinë e fundit me identifikim fytyre gjë që e bën më të lehtë për policinë identifikimin e personave të rrezikshëm, me precedentë apo të dyshuar. Megjithatë sipas specialistëve të sigurisë ruse kjo është vetëm linja e parë që kanë marrë forcat policore dhe jo vetëm.
Janë të shumta forcat speciale që janë të trajnuara për situata kundër sulmeve terroriste dhe drejtuesit e policisë ruse theksojnë që të gjithë do të jenë të armatosur me kallashnikov.
Operacionet ushtarake të Rusisë në Siri e kanë shndërruar këtë vend në një shënjestër për terroristët dhe kërcënimet virtuale nga Shteti Islamik nuk kanë munguar.
Ndoshta tingëllon diçka e frikshme, por autoritetet ruse nuk kanë asnjë shqetësim, ata kanë në gatishmëri edhe të gjitha artileritë e tyre ushtarake në mbështetje të sigurisë së vendit. Analisti i sigurisë ruse Pavwll Felgenhaur thekson edhe një herë se FSB-ja që janë këto forca speciale ruse, as që duan t’ja dinë për të drejtat e njeriut.
Ata mund të shoqërojnë dhe mund të reagojnë ndaj kujtdo që e konsiderojnë si një kërcënim potencial. Ata mund të arrestojnë mes tyre turmave edhe njerëz të pafajshëm, por teoria që kanë është më mirë 1 terrorist dhe 10 të pafajshëm në burg se një terrorist nëpër rrugë.
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë