Gjykata izraelite “arrest arbitrar” për shtetasin turk

15:54 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Gjykata izraelite ka shtuar kohëzgjatjen e arrestit të shtetasit turk 27 vjeçar Ebru Özkan i arrestuar në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv nga ana e policisë, njoftoi avokati i tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati Omer Hamayse tha për AA se Özkanit, i nxjerrë në gjykatën ushtarake në qytetin Petah Tikva në afërsi të Tel Avivit, i është shtuar kohëzgjatja e arrestit edhe për shtatë ditë.

Edhe përkundër vendimit për lirimin e tij në gjykatën ushtarake dje, sot një gjykatë më e lartë ushtarake vendosi që shtetasi turk të ngelet në arrest deri më 21 qershor.

Hamayse u shpreh se ka kundërshtuar që një shtetas turk të gjykohet në gjykatë ushtarake izraelite, duke shtuar se Izraeli e mban në arrest Özkanin në mënyrë arbitrare.

Hamayse po ashtu theksoi se shtetasit turk nuk i lejohet takimi me avokatin.

Gjykata ushtarake, ku Özkan dje u nxorr për herë të parë, vendosi fillimisht të vazhdojë arrestin e tij për 24 orë.

Shtetasi turk ishte arrestuar më 11 qershor në aeroportin e Tel Avivit para kthimit në Stamboll, pas një programi vizitor në Kuds më 8 qershor.

Ambasada e Turqisë në Tel Aviv është duke e ndjekur nga afër gjendjen e Özkanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme