Bullgaria duhet të kërkoj kontakte intensive dhe dialog vetëm me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, por me të gjithë institucionet tjera si Presidenti, ashtu edhe me Kuvendin dhe me opozitën.
Kjo është mënyra që të jemi konstruktiv, raporte të mira, deklaroi Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, i pyetur si si e komenton anulimin e takimit me Kryetarin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov, nga ana e Kryeministrit Bullgar Bojko Borisov.
Mendoj kur bën thirrje që tjerët të udhëheqin dialog nuk duhet të tërhiqesh. Shpresoj se prioritet tona të Ballkanit Perëndimor nuk do të ndryshojnë. Duhet të tregojmë lidership dhe përgjegjësi në momente të rënda, deklaroi Kryetari i Bullgarisë Rumen Radev në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryetarin Gjorgje Ivanov.
Kryetari Ivanov qëndrimin e Borisov e vlerësoi si marrje anë, gjë që nuk ndihmon në konstruktivin dhe bashkëpunimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo është vendim i tij. Sepse aj nuk është Kryeministër i Bullgarisë, por i shtetit që përfaqëson BE-në. Bashkimi Evropian gjithkund promovon dialog, konstruktivet, dhe bashkëpunim, kështu që më gjestin e tij ai merr anë dhe nuk и realizon qëllimet e BE-së, deklaroi Ivanov.
Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot është në vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...