Shtatzënat duhet të hanë rrush sepse jo vetëm që freskohen dhe hidratojnë trupin, por ngase rrushi përmban shumë vitamina dhe minerale të domosdoshme për nënën dhe foshnjën e saj.
Dobitë shëndetësore të rrushit për foshnjat përfshijnë furnizimin e antioksidantëve, mbrojtjen e sistemit nervor qendror, vepron si laksativ natyral, lehtëson tretjen, shëron sëmundjet e frymëmarrjes, shton rruazat e gjakut dhe mbron mëlçinë.
Rrushi është shumë i pasur me:
• Vitaminat A, C dhe B1
• Betakaroten
• Fosfor
• Kalcium
• Hekur
• Magnez
• Acid folik
• Omega 3 dhe DHA
• Fibra
Lufton aneminë: Rrushi përmban sasi të madhe të hekurit. Prandaj, ngrënia e rrushit ndihmon në marrjen e hemoglobinës dhe kështu luan një rol të rëndësishëm në hematopoiezën (prodhimin e gjakut)
Lehtësimi i ngërçeve: Gjatë shtatzënisë, shtatzënat janë të prira për dhimbje. Shtojcat e magnezit shpesh përshkruhen për dhimbje, sepse magnezi luan një rol kyç në transmetimin neuromuskular dhe mungesa e magnezit mund të sjellë ngërçe. Ushqimi i rrushit ndihmon në zbutjen e ngërçeve sepse ato janë një burim i pasur i magnezit.
Parandalimi i infeksionit: Ngrënia e rrushit rrit imunitetin e nënës dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Kjo është e mundur sepse rrushi është një burim i pasur i antioksidantëve.
Ndihmon për të shëruar kapsllëkun: Kapsllëku është një problem i zakonshëm me të cilin ballafaqohet shumica e grave gjatë shtatzënisë. Rrushi është një burim i pasur i fibrave dhe ngrënia e rrushit përmirëson tretjen dhe shëron kapsllëkun.
Lufton kolesterolin e lartë: Rrushi ka sasi të lartë të resveratrolit, i cili ndihmon për të zvogëluar sasinë e kolesterolit në gjak, e cila është një dukuri e zakonshme te shtatzënat.
Ndihmon në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve: Rrushi është një burim i mirë i acideve organike dhe i kalciumit. Acidet organike neutralizojnë bakteret e dëmshme në gojë, duke ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve gjatë shtatzënisë.
Normalizimi i sistemit nervor të nënës: Gjendja emocionale dhe psikologjike e grave shtatzëna prek shtatzëninë. Ushqimi i rrushit është i dobishëm në normalizimin e kushteve nervore pasi është i pasur me resveratrol.
Kontrollon artritin dhe astmën: Rrushi ka veti anti-inflamatore. Ngrënia e rrushit rregullisht ndihmon në kontrollimin e astmës dhe artritit te shtatzënat.
Dobitë e ngrënies së rrushit për fëmijën e palindur
Vitamina B në këtë pemë ndihmon në kontrollin e normës metabolike të nënave. Prandaj, më shumë lëndë ushqyese arrijnë fëmijën e palindur, duke ndihmuar në zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës.
Minerale si natriumi në rrush ndihmojnë në zhvillimin e sistemit nervor.
Vitamina A dhe substanca flavonol që gjenden në rrush janë shumë të favorshëm për shikimin e foshnjës.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...