Përse aplikacionet për shëndetin nuk janë shkencërisht të besueshme

14:34 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Në botë jetojnë tashmë më shumë se 400 milionë të rritur me diabet, numër që pritet të shtohet me 50% në 25 vitet e ardhshme. Numri i madh i të sëmurëve dhe mungesa relative e specialistëve i bën të dëshirueshme zgjidhjet novatore që përfshijnë edhe aplikacione dixhitale.

“Aplikacionet që kanë lidhje me shëndetin, kanë nisur të përdoren në vitin 2010 dhe studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah nevojën e tyre për të përmirësuar, veç të tjerash, vetëmenaxhimin e problemit shëndetësor”, shkruajnë autorët e studimit kryer në Universitetin e Singaporit.

Megjithatë nga një studim i sapopublikuar në “Diabetes and Metabolism Research and Reviews” rezulton se aplikacionet për smartfonë, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në integrimin e kurës së diabetit, por për ta bërë, duhen certifikuar nga një ose më shumë ente rregullatore.

“Kërkimi ka identifikuar 1.303 aplikacione IOS ose android që i dedikohen vetëmenaxhimit të diabetit, mes të cilave 80% janë në gjuhën kineze dhe angleze.

Asnjëra prej tyre, gjithsesi, nuk ka rezultuar plotësisht e kënaqshme si në kuptimin e funksionalitetit për pacientin, ashtu edhe për akreditimin nga ana e burimeve shkencore të pritshme.

“Çdo diabetik që ka një smartfon mund të ketë qasje ndaj një apo më shumë aplikacioneve për vetëmenaxhimin e diabetit”, thonë kërkuesit, duke saktësuar gjithsesi se shumë aplikacione nuk janë të kontrolluara dhe nuk i kënaqin pritshmëritë e përdoruesve, gjë që mund të shkaktojë humbjen e besimit në këtë modalitet suporti për kurimin e patologjisë. /doktor33.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme