Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është përgjigjur deputetit Faton Topalli lidhur me mungesën e tij në seancë, pasi që Topalli kishte dashur t’i bënte pyetje ministrit Lekaj.
Lekaj i ka thënë deputetit Topalli se sonte në natën e Bajramit në qytetin e tij në Ferizaj do të arrij për 20 minuta falë autostradës.
Statusi i plotë:
Deputet i nderuar, Faton!
Në këtë natë Bajrami, pas përfundimit të seancës, në qytetin tënde në Ferizaj do të jesh për 20 minuta, falë autostradës së re.
Ta rikujtoj që sot përuruam edhe pjesën e tretë të kësaj autostrade që vazhdon për në shtetin fqinj, Maqedoninë.
Mirëpres pyetjet e tua, të cilave do t’u përgjigjem me kënaqësi!
Udhë të mbarë dhe kujdes me shpejtësinë, miku im!
Urime Kosovë!
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...