Google ADS

Pasi e gjuajtën me dhjetë vezë, reagon Veliaj

14:18 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me incidentin e paradites së sotme ku Veliaj u qëllua me vezë.

Por pavarësisht se drejt tij u hodhën 10 vezë, asnjë prej tyre nuk e preku Veliajn.

Gjatë dëgjesës, Veliaj ka komentuar incidentin me të cilën u përball sot nga të rinjtë e FRPD-së të cilët e kanë qëlluar me vezë ndërsa po qëndronte pranë hotel Plazza.

“Sot dolët huq, erdhët me vezë, por s’kishit as nishan, me ato që kishte çuar Luli. Hodhët 10 vezë pa asnjë nishan”- tha Veliaj. /albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme