Google ADS

Zharku: Vendimet e ministrit Rikallo të kundërligjshme

13:10 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Lutfi Zharku nga LDK ka thënë se Lista Serbe që disa muaj e kanë bërë të qartë se ata nuk janë pjesë e Qeverisë.

“Ata herë kthehen ën opozitë e herë në pozitë në bazë të interesave të tyre. Vendimet e Rikallos janë të kundërligjshme. Përmes thirrjes për aplikim të shpallur nga Minsitria e Bujqësisë ai kishte ndarë 2 milion euro për Mitrovicën e Veriut pa u bazuar në programin e ministrisë. Vendimi i Ministrisë së Bujqësisë është në kundërshtim me planin për bujqësi 2104-2020 ku nuk parashihet një ndarje për favorizim të caktuar”, ka thënë ai.

Zharku ka shtuar se kjo është në kundërshtim me dokumentet e cekura dhe është për zhvillime politike.

“Kjo është një dëshmi e parregullësive në Ministrinë e Bujqësisë. Kërkojmë të votohet anulimi i këtyre vendimeve”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme