Në një intervistë me rrjetin e lajmeve Al-Alam, Presidenti Bashar Assad theksoi mbështetjen e plotë të vendit të tij për “çdo akt rezistence, qoftë kundër terroristëve apo kundër forcave okupuese pavarësisht nga kombësia e tyre”.
Presidenti Assad ka përshkruar trupat amerikane, franceze, turke dhe izraelite të pranishme në vendin e tij si “forca okupuese”, transmeton portali arbresh.info.
Duke përmendur praninë e luftëtarëve të lëvizjes libaneze Hezbollah në vendin e tij, Presidenti Assad tha se “beteja është e gjatë dhe nevoja për këto forca ushtarake do të vazhdojë për një kohë të gjatë”.
Ai shtoi se edhe pse Irani nuk ka baza ushtarake në Siri, Damasku është i gatshëm t’i lejojë ata nëse është e nevojshme.
Në një intervistë të mëparshme me Daily Mail, Presidenti Assad akuzoi Perëndimin për përpjekjet për të rrëzuar qeverinë e tij.
“Ne po luftojmë terroristët dhe terroristët mbështeten nga qeveria britanike, qeveria franceze, amerikanët dhe kukulla e tyre qoftë në Evropë apo në rajonin tonë”, tha Assad.
“Ata thonë gënjeshtra, flasin për armët kimike, flasin për presidentin e keq, duke vrarë njerëz të mirë, liri, demonstrata paqësore”, shtoi ai.
Të ftuar nga Damasku, këshilltarët ushtarakë iranianë janë në terren në Siri, duke ndihmuar forcat qeveritare të fitojnë luftën, ndërsa njësitë e Hezbollahut po ndihmojnë terroristët në zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Libanin./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?