Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas vizitës tek stenda e Kryqit të Kuq dha një deklaratë për mediat në lidhje me aktualitetin politik.
Meta zbuloi edhe detaje nga takimi i mbajtur dje në Presidencë mes tij dhe kryeministrit Rama.
Ai u shpreh se presidenca pret materiale më të plota dhe më serioze në lidhje me procesin e negociatave me Greqinë.
“Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal, janë diskutuar disa çështje, kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave, ku shpresojmë në një vendim pozitiv.
Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo çështje.
“Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale për t’i dalë për zot Kushtetutës së vendit”, tha Meta.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...