VIDEO – Sqarohet Islam Pacolli: Nuk e kam rrahur policin, ishte inskenim i mediave

11:55 | 14 Qershor 2018
M. A.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, përmes foltores së Kuvendit ka sqaruar lajmin që ditë më parë mediat kanë raportuar për arrestimin e tij, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë se nuk është e vërtet që është arrestuar duke e quajtur këtë propagandë mediatike.

“Sot dua të sqaroj një lajm që është përfol në media që kinse unë kam rrahur një polic. Nuk është e vërtet kjo, është inskenim. E vërteta është që unë kam dashtë të shku në objektin qeveritar dhe ai ka vendos të më kthej mbrapa edhe pse ia kam tregu ID kartelën e kuvendit. Inskenimet tjera janë totalisht të pavërteta dhe koha do ta tregoj të vërteten”, ka thënë Pacolli.

https://www.youtube.com/watch?v=R3tUqZ0Qiak&feature=youtu.be

Ai iu ka bërë thirrje mediave që të mos bëjnë këso propagandash sepse do të dënohen me ligj.

“I bëjë thirrje mediave që mos të propagandojnë një gjë që nuk është e vërtetë që kinse unë jam arrestuar”, tha tutje Pacolli

Po ashtu Paolli ka kërkuar nga punëtoret në institucione që ta respektojnë ligjin e Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme