– Një kërcim, një fluturim dhe një imazh që kanë bërë historinë e Kupës së Botës: goditja me kokë e Oman-Biyik në ndeshjen Argjentinë-Kamerun, më 8 qershor të vitit 1990 në prani të 74.500 spektatorëve në Milano. Një gol që në sfidën hapëse të “Italia ‘90” dhuroi surprizën më të madhe në historinë e Botërorit.
Skuadra kampione në fuqi e botës u mposht nga një përfaqësuese afrikane në pjesëmarrjen e dytë në Botëror, pas tre barazimeve që kishte arritur në “Spanjë 1982”. Kameruni e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, pasi Kana-Biyik dhe Massing, megjithatë nuk pësoi gol, duke fituar një ndeshje që nuk do të harrohet kurrë, transmeton “SS”.
2 – Në shkallën e dytë të podiumit të surprizave është një tjetër përfaqësuese afrikane, Senegali. Në ndeshjen e parë më 31 maj 2002 arriti të mposhtte Francën me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e vetëm të sfidës që u shënua në minutën e 30-të nga Bouba Diop. Senegali pas kësaj fitoreje historike nuk mund të quhej më surprizë. Në fazën e 1/16 eliminoi Suedinë, por në çerekfinale u nxor jashtë nga Turqia vetëm në kohën shtesë.
3 – Në vendin e tretë është Belgjika, që më mposhti Argjentinën më 13 qershor vitit 1982 në “Camp Nou”. Goli i Erwin Vandenbergh ndëshkoi kampionët në fuqi të botës, pas një kontrolli të bukur të topit dhe një goditjeje të pakapshme për portierin. Maradona në debutimin e tij në Botëror goditi traversën, por e mbylli takimin me humbje. Në ndeshjen hapëse të “Rusi 2018”, vendi organizator është ndjeshëm favorit ndaj Arabisë Sauditë. Kompjuteri sugjeron fiton 2-0 të formacionit të trajnerit Cherchesov, por kujdes, futbolli luhet nga njerëzit!
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...