Është përuruar segmenti Bibaj-Doganaj, i autoudhës R6 “Arbën Xhaferi”.
Në ceremoninë me rastin e përurimit Kryetari i Kosovës Kadri Veseli tha se kjo autostradë është projekt i jashtëzakonshëm, raporton arbresh.info.
Kurse ka përmendur edhe liberalizimin e vizave, për të cilin ka thënë se pret që të bëhet në fund të vitit.
“Kosova është duke u shndërrua në një lider për infrastrukturën më të mirë në rajon, dy dekada më parë kemi mundur vetëm të kemi si ëndërr këto projekte, ndërsa sot po i jetësojmë projekte të mëdha, ky është liberalizimi që po i ndodh Kosovës ndërsa presim që liberalizimi i vizave të ndodh në fund të vitit, por këto projekte po na lidhin me shtetet fqinje të cilat janë pjesë e Evropës kjo është Kosova moderne që ka kapacitete natyrore dhe të jetë lokomotivë për zhvillim ekonomik të rajonit”, tha ai./Arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...