Prapë në Kuvend “tollovi” për mos-harmonizim të rekomandimeve të dala nga interpelancat.
Në seancën e sotme parashihej që të votoheshin rekomandime të dala nga interpelancat e mbajtura në seanca të kaluara.
Në interpelancën e thirrur nga LVV-ja lidhur me korrupsionin, nuk janë harmonizuar rekomandimet. LVV-ja mori kritika sepse nuk ftoi partitë politike për t’i harmonizuar rekomandimet.
Xhavit Haliti i pyeti deputetët pse nuk po votojnë, meqenëse prezent janë 73 deputetë, ndërkaq kanë votuar vetëm 32.
“Unë nuk po ju kuptoj, pse nuk po votoni, nëse doni me hjek krejt votoni, ose me shty për ndonjë seancë tjetër. Në sallë janë 73 deputetë e po votojnë veç 32”.
Edhe për herë të dytë nuk realizohet votimi.
Ndërsa në votimin e rekomandimeve për Interpelancën e kryeministrit lidhur me gjendjen në Telekom, propozuar nga LVV-ja dhe LDK-ja, Haliti nuk ua dha fjalën deputetëve për të debatuar rreth kësaj çështjeje pasi që, sipas tij, është harmonizuar kjo rezolutë.
Albulena Haxhiu nga LVV-ja filloi të bërtiste e të thoshte se nuk është lexuar ende rezoluta e harmonizuar.
Por Xhavit Haliti u nervozua duke thënë se nuk ka njeri që mund të udhëheqë seancën duke dëgjuar qejfin e 120 deputetëve.
“Nuk ka bir nane që mund të udhëheq seancën e me jau bë qefin 120 deputetëve”.
“Nuk ju marrë juve parasysh, 120 deputetë, por vetëm rregulloren. Unë rregulloren e zbatoj. Nëse mendoni që duhet me kriju anarki dhe me zhvillu debat sipas dëshirave nuk ka nevojë për drejtues të Kuvendit hiç, e lamë foltoren flasim me rend”.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...