Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës dhe ministri për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq, me një delegacion të Listës Serbe po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Washington, transmeton Koha.net.
Jevtiqi ka thënë se në SHBA, bashkë me delegacionin partiak, gjenden për t’i njoftuar zyrtarët amerikanë, si ç ka thënë, me problemet reale të serbëve në Kosovë dhe “për incidente e fundit në krahinën jugore serbe”.
“Kemi ardhur të prezantojmë pasqyrën e saktë të problemeve reale të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të flasim për incidentet e fundit, që në muajin e shkuar kanë qenë njëzet sish,si dhe për ato që kanë ndodhur në Kosovë që nga vizita ime e fundit në Washington në shkurt. Këtu në radhë të parë është incidenti gjatë të cilit u arrestua Marko Gjuriq, gjë që ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve të serbëve e shqiptarëve”, ka thënë Jevtiq për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.
Ai ka thënë se delegacioni në Washington do të takohet me përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe se ka biseduar me përfaqësuesen e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së e me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar.
Në pyetjen si e vlerëson punën e EULEX-it që e ka përfunduar mandatin në Kosovë, Jevtiq ka thënë se nuk janë përmbushur të gjitha pritjet, pasi, siç tha ai, edhe më tej ka raste të shumta të uzurpimit të pronës dhe shumë vrasje që nuk janë zgjidhur.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...