17-vjeçarja në Lushnje ia mori jetën vetës në oborrin e shtëpisë

10:23 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje.

Një vajzë e re vetëm 17-vjeç është vetëvrarë, duke u varur në oborrin e shtëpisë.

Mësohet se 17-vjeçarja me iniciale T.G., është banuese në fshatin Stan, Karbunarë të Lushnjes.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur adoleshenten të varur në oborrin e shtëpisë.

Njoftimi i policisë:

Në datën 14.06.2018, rreth orës 05:35, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnje, është gjetur nga familjarët dhe ka gjetur vdekjen e vetëvarur në një peme në oborrin e banesës shtetësja T.G, 17 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme