Behgjet Pacolli vjen me një lajm të mirë, Kosova në agjendë për anëtarësim në Interpol

09:46 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditur se Kosova është rikonformuar edhe njëherë në agjendën për tu anëtarësuar në Interpol.

Pacolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se mbështetja u mor me shumicë votash në Lyon të Francës, përcjell arbresh.info.

Lexoni statusin e plotë:

Një lajm shumë i mirë për vendin tonë.

Kosova rikonfirmohet edhe njëherë në agjendë për tu anëtarësuar në Interpol.

Mbështetja u mor me shumicë votash, në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.

Kosova tani pret që në Asamblenë e Pergjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në Nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Anëtarësimi i Republikës sē Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askend. Kosova në Interpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme