Ofendimet për ”Shqiptarët e mallkuar” nuk munguan as në protestën për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

09:20 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Të vetëquajtur si ”Vëllazëria kristiane” qindra protestues dje kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

”Trekëmbësh”, ”Tradhëtarë”, ”Varje”, ”Maqedoni antike” dhe shumë ofendime e mallkime për politikanë maqedonas dhe udhëheqës të LSDM-së. Gjorge Ivanov pas refuzimit të pranimit të marrëveshjes nga protestuesit shihej si hero, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Edhe shqiptarët, si çdo ngjarje tjetër në Shkup, nuk mbetën pa u ofenduar. ”Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri nuk do të ndryshohet”. këndohej nga protestuesit.

Pas kësaj, mbrëmë ka pasur reagime në rrjetet sociale për të dënuar këto ofendime makabre.

https://www.facebook.com/RSEMK/videos/10156007059323725/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme