Google ADS

Delegacioni i Listës Serbe në Washington, ankohen për arrestimin e Gjuriqit!

09:35 | 14 Qershor 2018
V. S.

Zëvendëskryeministri kosovar nga radhët e Listës Serbe njëherësh Ministër për Kthim, Dalibor Jevtiq është deklaruar lidhur me vizitën e tyre në Washington.

Jevtiq ka deklaruar se vizita e delegacionit të Listës Serbe ka për qëllim të tregojë problemet reale të serbëve në Kosovë si dhe të diskutohet për incidentet e fundit në këtë pjesë, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi ardhur për të paraqitur një realitet të problemeve reale që sot kanë serbët të cilët jetojnë në territorin e Kosovës dhe për folur në lidhje me incidentet e fundit, ku vetëm gjatë muajit maj ishin 20. Gjithashtu për të treguar gjithë atë çfarë ka ndodhur që nga vizita ime e fundit në Washington në muajin shkurt, por mbi të gjitha lidhur me incidentin ku u arrestua Marko Gjuriq, mënyra se si ka ndodhur dhe si ka kontribuar kjo në ftohjen e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Jevtiq.

Duhet përkujtuar që Gjuriq ishte arrestuar në Mitrovicë pasi kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës./Indeksonline/

Të ngjashme