Google ADS

Iraku kritikon Gjermaninë për shmangie të drejtësisë

09:03 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Iraku ka shprehur zemërimin me qeverinë e Gjermanisë dhe rajonin e vet autonom kurd për ekstradimin e një të dyshuari për përdhunim dhe vrasje të një vajze 14-vjeçare në qytetin e Wiesbaden.

Nuk ka marrëveshje ekstradimi mes Bagdadit dhe Berlinit, dhe Iraku ka akuzuar  qeverinë gjermane se ka bërë marrëveshje me autoritetet kurdë para se Bagdadi të mund të procedonte kërkesën për ekstradim të të dyshuarit, i njohur vetëm si Ali B, transmeton portali arbresh.info.

Ministria e Jashtme gjermane refuzoi kritikën, megjithatë, duke thënë se nuk kanë pranuar njoftim zyrtar, të protestës së zyrtarëve irakianë, përkundër deklaratës së mosmiratimit nga homologët  e tyre në Bagdad.

Prokurorët publikë në Wiesbaden kanë argumentuar se shërbimet e sigurisë gjermane nuk kanë shkelur asnjë ligj ose traktat, duke cituar disa klauzola të ligjeve federale të policisë.

Policia federale njoftohet se fluturoi në kryeqytetin kurd të Irbilit për të marrë njeriun para se ta çonte atë në një aeroplan të Lufthansa./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme