Dimitrov vizitë në Berlin, takim me Maas

08:35 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve te Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov do të qëndroj në vizitë zyrtare në Repubikën Federative të Gjermanisë.

Në Berlin ministri Dimitrov do të ketë takim me kolegun e tij, ministrin për punë të jashtme të Republikës Federale Gjermane, Heiko Maas.

Gjatë kohës së vizitës, Dimitrov do të takohet edhe me Jan Hecker , këshilltar për politikë të jashtme e kancelares gjermane Angela Merkel, në ndërkohë do ta vizitojë Bundestagun gjerman, ku do t’ju drejtohet anëtarëve të Komisonit për çështje evropiane, thotë Ministria e Punëve të Jashtme./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme