Këtë e vërteton edhe Matías Amaya, tifoz i Argjentinës, i cili ka bërë një udhëtim 80 mijë kilometra me biçikletë për 5 vite duke kaluar 37 shtete, me qëllimin për të ndjekur ‘albiçelestët’ në Botërorin e Rusisë.
Ai u nis nga Suan Huan në Argjentinë dhe fillimisht u përqendrua në Brazil, për të ndjekur kampionatin Botëror të 2014-s. Gjithsesi ai nuk e dinte se fati do t’i ndryshonte jetën.
Pas përfundimit të kampionatit Botëror në Brazil Matias u nis për në “Rusi 2018”. Brazili u pasua nga Meksika dhe më pas Panamaja. Më tej mbërriti në SHBA nga ku u nis për në Spanjë. Së fundmi Matias ka mbërritur deri në Sheshin e Kuq të Moskës.
Dy vite kohë atij i është dashur për të udhëtuar nga kryeqyteti spanjoll në Moskë. Tifozi i argjentinas u shpreh se frymëzimi për këtë udhëtim ishte edhe thyerja e një rekordi “Guinness”, ku nuk munguan as ndihma e familjeve që takoi gjatë udhëtimit.
“Pa to, nuk do të isha këtu. Biçikleta ime është plot me kujtime të tyret”-deklaroi fillimisht Matias. Më pas ai shtoi: “Pasi humba punën, shtëpinë dhe makinën, zbulova njerëz që me pak para ndanë botën me mua. Vendosa ta bëj këtë udhëtim nëpër botë dhe tani do të ndjek Argjentinën në Botëror. Biçikleta peshon 90 kg dhe e kam quajtur ‘Liria’”.
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...