Dubai: E lë vajzën të mbytet në det, nuk dëshironte ta prekin shpëtimtarët

17:54 | 10 Gusht 2015
Arbresh.info

Një baba nga Azia e ka lënë vajzën e tij të mbytet në ujë, pasi nuk ka dashur që shpëtimtarët ta prekin dhe në këtë mënyrë t’ia humbin nderin asaj.

Sipas Daily Mail, viktima 20 vjeçare është futur në telashe derisa ka notuar në plazh. Ajo ka qenë e shoqëruar me familjarët. Kur janë afruar shpëtimtarët, babai i saj është bërë i dhunshëm dhe i ka shtyrë ata.

Sipas policisë, ai nuk ka dashur që vajzën e tij ta prekin shpëtimtarët duke e shpëtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme