Kanë kaluar pothuajse një muaj qëkur kanë filluar mbajtja e tryezave të partive politike të thirrura për të gjetur një konsensuse për daljen nga kriza politike e cila e ka kapluar vendin.
Pas tri tryezave të mbajtura nga partitë më të mëdha në Kosovë, radhën tashmë e ka partia e sapoformuar PSD.
Shkodran Hoti nga kjo parti ka thëne për “Arbresh.info”, se tashmë u janë dorëzuar ftesat të gjitha partive politike për të marrë pjesë të hënën në tryezën e cila temë ka dialogun me Serbinë.
“Ne i kemi dërguar dje ftesat të gjitha partive politike, përveç Listës Srpska, dhe tryeza do të mbahet të Hënën. Temë e diskutimit do të jetë çështja e dialogut. Në këtë tryezë nuk do të diskutohet çështja e zgjedhjeve të parakohshme. Nuk e dimë nëse do të ju përgjigjen kësaj ftese partitë, por presim deri të hënën”, ka përfunduar Hoti.
Nga tryeza në tryezë dhe në varësi se kush e ka thirrur kanë ndryshuar edhe pikat e diskutimit dhe deri më tash opinionin nuk mund ta dimë se cila ka qenë tema kryesore e këtyre tryezave.
Të paktën kështu e shohin njohësit e çështjeve politike.
Artan Murati nga KDI, ka thënë për “Arbresh.info”, se nga tri tryezat e mbajtura deri tash, vihet në përfundim se partitë nuk kanë pasur ide se për çka dëshirojnë të bisedojnë në ato tryeza. Sipas tij takimet më shumë kanë qenë shou medialë.
“Pas tri tryezave të tri partive më të mëdha në vend nuk ka arritur asnjë rezultat dhe nuk kanë pasur ide se për çka po bisedojnë. LDK-ja ka thirrur tryezën për reforma zgjedhore dhe për zgjedhje, por në fund u tërhoq prej kësaj ideje, pastaj PDK-ja, e cila thirr tryezën dhe aty u mundua të shtyhej një 5 pikësh dhe e cila nuk gjeti pajtim, pastaj VV thirri për zgjedhje, por edhe kjo u pa që nuk ka pajtueshmëri dhe si përfundim partitë nuk kanë pasur një ide se çka po dëshirojnë të bisedojnë. Ndonëse përflitej se do të diskutohej për gjetjen e një konsensusi edhe për udhëheqjen e bisedimeve dhe temave të tjera, por në fund u pa se këto tryeza nuk shërbyen për një konsensus për këtë temë. Duhet që ky debat të vazhdojë, por së pari duhet të dihet se për çka po takohen dhe cila është qëllimi i tyre e jo vetëm sa të bëjnë shou medial”.
Tutje ai ka shtuar se nëse vazhdon ky ritëm i diskutimeve deri në fund, ky proces i takimeve të partive politike për të gjetur një konsensus do të jetë i dështuar.
“Nuk e bartë më afër pushtetit PSD-në, vetëm pse po folin për zgjedhjet, por duhet të shihen edhe veprimet e tjera dhe ajo çka po shihet me PSD-në, është se ende po vazhdojnë të kenë probleme me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk kanë dhënë shenjë se po dëshirojnë të afrohen me pushtetin. Nëse nuk ka një rezultate konkret gjatë këtyre bisedimeve në tryeza atëherë këto takime kanë dështuar, sepse deri tash tryezat kanë shërbyer vetëm sa për t’u taku ndërmjet veti dhe për të bërëllaf se sa që kanë dhënë një rezultat”, deri tash nuk ka pasur asgjë nga këto tryeza”, ka përfunduar Murati.
Edhe profesori Belul Beqaj, thotë se përderisa nuk ka një temë kryesore e cila i thirr këto tryeza nuk mund të këtë as rezultate në fund të takimeve.
“Parimisht derisa ka biseda mes partive politike ato së paku krijojnë një raport të mirësjelljes dhe dialogut i cili realisht po mungon për tema që kanë interes nacional dhe shtetëror. Dialogu në mes të partive është i mirëseardhur, çështje tjetër është motivi i organizimit të tryezave. Nëse reflekton interesat e përbashkëta mund të pritet se do të këtë rezultatet pozitiv por nëse shkohet me tema dhe motive të ndryshme atëherë qëllimi i tryezave është vetëm për të organizuar, por jo edhe për të pasur rezultatet. Motivi i palëve duhet të jetë i përbashkët”.
Beqaj, për Arbresh.info, ka thënë se si dialogu me Serbinë po ashtu edhe zgjedhjet janë dy tema kryesore, por që për të dyja duhet ë ketë konsensus brenda subjekteve e jo vetëm fjalë.
“Fakti që nuk ekzistojnë pikëpamje të njëjta tregon se të gjitha partitë nuk po i kanë motivet e njëjta dhe prandaj duhet të organizohen qëllimet dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët, sepse edhe Dialogu edhe Zgjedhjet janë çështje të rëndësishme për proceset e Kosovës, por çështja e prioritetit duhet të dalë si produkt i bashkëbisedimeve në tryezë e jo e vetëm një partie”, ka përfunduar Beqaj./V.Selimi/Arbresh.info/
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...