Gjykata e Janinës ka vendosur arrest me burg për taksistin grek që shoqëronte me makinë Konstandina Anagnostin, adoleshenten shqiptare që humbi jetën më 15 Nëntor 2014. Mediat greke raportojnë se prokurori i çështjes kërkoi sot që taksisti të qëndrojë në qeli deri sa të zbardhet ngjarja.
Kjo kërkesë e tij u aprovua nga Gjykata. Nuk dihet nëse autoritetet e Janinës kanë prova të reja në lidhje me këtë hetim, që i kanë shtyrë të kërkojnë arrest me burg për taksistin. Dy ditë më parë, Prokuroria e Janinës thërriti 7 dëshmitarë për të dëgjuar versionin e tyre për aq sa kishin dijeni. Ndërsa sot u kërkua qëndrimi në burg për shoferin që shoqëroi 16-vjeçaren Konstandina nga Janina drejt Sarandës.
Më 15 Nëntor 2014, Konstandina Anagnosti kishte shkuar tek dentisti në Sarandë me një taksist grek. Gjatë kthimit për në Janinë ku banonte me të ëmën, 16-vjeçarja humbi ndjenjat në makinë dhe mbërriti pa jetë në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore në Shqipëri doli në konkluzionin se vajza humbi jetën nga shkaqe natyrale dhe pushoi hetimet. Babai i vajzës, mohoi rezultatet e hetimeve në Shqipëri. Ai bëri denoncim në Janinë, ku hetimet aty dolën në të tjera konkluzione. Më 23 Mars 2018, mjeku grek që bëri autopsinë e adoleshentes tha se Konstandina Anagnostit i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore.
Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).
Mjeku-ligjor i Universitetit të Janinës ishte habitur nga metoda jo profesionale e ekspertizës që i ishte bërë 16-vjeçares në Shqipëri. Ai madje ka kërkuar para hetuesve grekë edhe bërjen e një testi gjenetik për t’u identifikuar organet që pala shqiptare dërgoi për analiza në Greqi.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...