Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se drejtuesit e Qeverisë së Kosovës janë të pamoralshëm dhe sipas saj vendimi për rritje të pagës është vepër penale.
Haxhiu në DPT të Fidani në T7 ka thënë se rritja e pagave do t’i kushtojë buxhetit të shteti mbi 7 milionë euro.
“ Këto pare nuk kanë ku ti marrin. Ato nuk janë të parapara as në buxhet. Këto do të merren nga ndonjë investim i paraparë, nga ndonjë shkollë, çerdhe apo dikund tjetër”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka pagën më të madhe ne rajon, dhe sipas saj, kjo tregon se pushtetarët e Kosovës mendojnë vetëm për vete.
“ Çdo qeveri e rajonit e ka te rregulluar çështjen e pagave me ligj. Tek ne kjo nuk po ndodh, dhe pagat po rriten me vendime te qeverisë”.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...