Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneralmajor, Salvatore Cuoci, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se FSK-së i duhet ende shumë punë për trajnim ushtarak që të transformohet në Ushtri.
“Të kesh një ushtri është tregim i gjatë. Nuk është dicka që t’i mund të realizohet për një ditë apo vetëm duke miratuar një projektligj… në cfarëdo rasti kur vendimi të merret, ajo do të kërkoj më së paku 10 vite që të ketë një ushtri. Të kesh një ushtri nuk është vetëm cështje e tranzicionit apo transformimit. Është cështje e pajisjeve, trajnimeve, është cështje e rindërtimit të këtyre aftësive”, ka thënë Cuoci.
“Ata janë vërtet të aftë dhe unë kam parë shumë pak forca që janë vërtet të aftë të performojnë sic bëjnë këta. Kjo do të thotë se ata vërtet kanë vullnet që të jenë profesional dhe kjo është shumë mirë”, shtoi tutje ai.
“Trajnimi për t’u bërë ushtri është krejtësisht ndryshe. Kjo nënkupton më shumë vështirësi, nënkupton padyshim më shumë para, buxheti duhet të jetë krejtësisht ndryshe dhe kjo nënkupton po ashtu aftësi të ndryshme edhe në armatim dhe të tjera gjëra të cilat janë shumë të kushtueshme. Pra nuk është aq cështje e vendimit sa është cështje e një proces afatgjatë. Madje edhe drafti i projektligjit po siguron se ky proces do të ndodhë në 10 vite”.
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi