Qytetarët e Kosovës nuk kënaqen shumë, vetëm një për qind të pagës e shpenzojnë për rekreacion. Më shumë i kënaq duhani dhe alkooli. Pjesën më të madhe të pagës e shpenzojnë për t’u ushqyer.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së buxhetit të ekonomive familjare për vitin 2017. Ky publikim ofron të dhëna për konsumin, shpenzimet, të ardhurat e ekonomive familjare etj.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2017 ishte 2,340 milion euro, ndërsa për një ekonomi familjare 7,803 euro si dhe për kokë banori 1,511 euro, shkruan lajmi.net.
Konsumi i përgjithshëm në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016, ka një rritje të lehtë prej 0.8 përqind, ndërsa konsumi për ekonomi familjare dhe për kokë banori ka një rritje nga 3.5 përqind. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2017 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 40 përqind për ushqim dhe 29 përqind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport dhe veshmbathje me nga 5 përqind dhe nga 4 përqind për mobiliet, alkool dhe duhan dhe . Në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm ka shënuar një rënie të vogël ku në vitin 2017 është 5 përqind. Konsumi i ushqimit në Kosovë në vitin 2017 sipas rezultateve të ABEF-it, dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, qe kontribuojnë në më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas radhiten perimet dhe pijet jo alkoolike. Konsumimi i bukës dhe drithërave në vitin 2017 ka qenë 16 përqind. Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare sipas ABEF 2017, del të janë rrogat nga sektori privat dhe ai publik, pastaj të hyrat nga biznesi vetanak dhe pensionet, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat.
Konsumi kryesor (pesë grupet më të mëdha)
Pesë kategoritë kryesore të konsumit më të lartë (ushqimi, banimi, transporti, veshmbathjet, alkooli dhe duhani), paraqesin 83 përqind të konsumit të përgjithshëm. Shtatë kategoritë tjera të konsumit e ndajnë 17 përqind të konsumit.
Ushqimi dhe pijet joalkoolike
Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare shfrytëzohet për ushqim dhe pijet joalkoolike dhe është llogaritur 3.089 euro për vitin 2017 apo 40 përqind të konsumit të përgjithshëm. Shpenzimet për ushqim dhe pijet joalkoolike në ekonomitë familjare paraqesin një rënie prej 3 përqind krahasuar me vitin 2016.
Banimi
Banimi përbën pjesën e dytë më të madhe të buxhetit të ekonomive familjare me 2.272 euro apo 29 përqind të buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2017. Shënohet rritje e shpenzimeve për banim në total prej 3 përqind si dhe në vendbanime urbane prej 7 përqind, ndërsa në
vendbanime rurale kemi rënie prej 1 përqind, krahasuar me vitin 2016. Pjesa më e madhe e banimit është “qiraja e vlerësuar”. Një pjesë e vogël e ekonomive familjare paguajnë qira. Ushqimi dhe pijet joalkoolike dhe banimi së bashku përbëjnë rreth tre të katërtat apo 69 përqind të buxhetit të ekonomive familjare.
Transporti
Transporti në vitin 2017 ka pasur rritje në të gjitha grupet krahasuar me vitin 2016, rreth 21 përqind në total, rreth 26 përqind në vendbanime urbane dhe në ato rurale 18 përqind. Pjesa e buxhetit e ndarë për transport në vitin 2017 ka qenë 4 përqind për ekonomitë familjare urbane dhe 6 përqind për ekonomitë familjare rurale.
Veshmbathjet
Në vitin 2017 ekonomia familjare mesatarisht ka shpenzuar 359 euro për veshmbathje apo 5 përqind të buxhetit në kuadër të buxhetit të përgjithshëm. Në total gjatë viteve 2015–2017 vërehet rritje e vazhdueshme të shpenzimeve të veshmbathjeve. Në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, në vendbanime urbane ka pasur rritje rreth 5 përqind, dhe në ato rurale rritje rreth 4 përqind.
Alkooli dhe duhani
Në buxhetin e përgjithshëm të ekonomisë familjare në vitin 2017 alkooli dhe duhani marrin pjesë 4 përqind, apo 344 euro në vit. Alkooli dhe duhani në vitin 2017 ka pasur rritje në të gjitha grupet krahasuar me vitin 2016, 12 përqind në total, rreth 13 përqind në vendbanime urbane dhe në ato rurale 10 përqind.
Te duhanpirësit në vitin 2017, vërehet një rritje e lehtë e konsumimit te femrat. Përqindje e duhanpirësve të cilët konsumojnë 11 deri 20 cigare kanë pësuar një ndryshim të vogël gjatë viteve 2016-2017 te femrat dhe në total.
Mobiliet
Gjatë viteve 2015–2016 është vërejtur një rrritje e lehtë shpenzime për mobilie në të gjitha grupet, ndërsa në vitin 2017 rritja e këtyre shpenzimeve është e dukshme, në total prej 19 përqind dhe në vendbanime urbane 45 përqind. Në vitin 2017 ekonomia familjare mesatarisht për mobilie ka shpenzuar rreth 320 euro në vit.
Shëndetësia
Shpenzimet për shëndetësinë në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016, dukshëm kanë pasur rritje në vendbanime urbane, 33 përqind, ndërsa në në total dhe vendbanime rurale vërehet rritje konstante gjatë viteve 2015-2017.
Komunikimi
Shpenzimet për komunikim në vitin 2017 kanë qenë 244 euro dhe kanë marrë pjesë në ndarjen e buxhetit të përgjithshëm të ekonomisë familjare me 3 përqind. Gjatë viteve 2015-2017 në të gjitha grupet vërehet një rritje e këtyre shpenzimeve.
Rekreacioni
Niveli i shpenzimeve për rekreacion për ekonomitë familjare në nivel të Kosovës shënon rritje në vitin 2017 në total prej 14 përqind dhe në vendbanimet urbane 38 përqind. Në vendbanime rurale ka pasur rënie e këtyre shpenzimeve prej 11 përqind. Pjesa e ndarë për rekreacion prej buxhetit të përgjithshëm të ekonomisë familjare në vitin 2017 ka qenë 49 euro.
Arsimi
Pas një rënie të shpenzimeve për arsim në vitin 2016 në të gjitha grupet, në vitin 2017 vërehet një rritje, në total prej 4 përqind dhe në vendbanimet urbane prej 23 përqind. Në vendbanimet rurale vazhdon rënie dhe në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016 ka qenë 14 përqind.
Hotele dhe restorante
Gjatë viteve 2015-2017 vërehet rritje e vazhdueshme të shpenzimeve për hotele dhe restorante. Në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016, shpenzimet për hotele dhe restorante kanë shënuar rritje në të gjitha grupet, në total prej 10 përqind, në vendbanime urbane prej 13 përqind si dhe në vendbanime rurale prej 8 përqind.
Mallrat dhe shërbime tjera
Ky grup është një përzierje e shpenzimeve për mallra dhe shërbime për rregullim të flokëve, mallra për nevoja personale, shpenzime për sigurime dhe shpenzime tjera financiare. Në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016, shënohet rritje të këtyre shpenzimeve në total rreth 12 përqind dhe në vendbanime rurale 26 përqind. Në vendbanime urbane shënohet rënie e lehtë prej 3 përqind.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...