Arsenali është i vendosur për të nënshkruar me Lucas Torreiran dhe “brenda orëve të ardhshme” pritet të bëhet prezantimi i tij pas marrëveshjes me Sampdorian.
“Topçinjtë” kanë qenë në bisedime me skuadrën në Serie A rreth transferimit të tij prej 25 milionë euro këtë verë, transmeton portali arbresh.info. Por, raportet të martën sugjeruan që asnjë marrëveshje nuk është afër mes palëve.Megjithatë, bazuar në raportet që vijnë nga Ukraina, vendlindja e Torreiras, mesfushori do të nënshkruaj me Arsenalin para fillimit të Kampionatit Botëror.
Bazuar në ‘Embajadores del Gol’, agjenti i 22-vjeçari, Pablo Bentancur, është nisur këtë mbrëmje për në Rusi me një kontratë.
Torreira ka një klauzolë të blerjes prej 25 milionë euro te Sampdoria, e cila duhet të paguhet plotësisht brenda 60 ditëve pasi të konfirmohet transferimi./arbresh.info/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...