Ish-moderatorja e “Gjeniut të Vogël”, Klea Huta duket se do t’i rikthehet ekranit me një emision dedikuar VIP-ave shqiptarë që janë bërë të famshëm jashtë vendit.
Fillimisht lajmin për këtë emision e ka dhënë fotografi Artan Korencia.
Sipas tij, gjithsej do të jenë 12 puntata të këtij programi ku do të intervistohen 12 personazhe të cilët jetojnë jashtë vendit.
“Sa për sqarim, Angela Martini është mysafire në njërin nga 12 emisionet që po realizohen nëpër botë. Pjesë e emisionit janë grimierja Vjosa Metaj, Altin Hair Artist. Rina Abazi është prezantuese, e unë jam producent. 12 emisionet do të prodhohen nga produksioni im për Top Channel. Detaje të tjera së shpejti.” -shkruante ai në një postim në Instagram.
Ndërkohë që Rina është zëvendësuar nga Klea, kjo e fundit do të intervistojë figura të suksesshme dhe emra të njohur të shqiptarëve që jetojnë dhe kanë zhvilluar karrierën jashtë vendit si Emina Cunmulaj, Angela Martini dhe Ermonela Jaho.
Moderatorët e “Chaud Patate” përmendën sot dhe tre emra mjaft të njohur si Dua Lipa, Rita Ora dhe Albert Stanaj, të cilët do të intervistohen nga Klea në shtëpitë e tyre./Nrg Radio/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...