Google ADS

Ky është çmimi i unazës së diamantit të Ariana Grandes

18:14 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande tronditi rrjetin të hënën, kur shpalli fejesën e saj me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.

Çifti po dilte prej një muaji dhe kishin shprehur afrimitet me njëri tjetrin që prej ndarjes së Arianës me ish-të dashurin.

Të dy realizuan edhe tatuazhe të njejta me njëri tjetrin para se të na jepnin lajmin e mirë.

Billboard ka raportuar ditën e sotme mbi unazën e fejesës së Arianës, e cila është realizuar nga Greg Yuna, i njohur në Manhatan si “Mr. Flawless”.

Unaza e këngëtares ka formën e një loti (nisur edhe nga kënga e saj e fundit, “No Tears Left To Cry”) dhe kushton rreth 93,000 dollarë.

Unaza është me gurë diamante 3.03 karatësh dhe i larë në platin.

Aktualisht, çifti është në bisedime për të organizuar edhe një ceremoni me rastin e fejesës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme