Almeda e pa kënaqur me trajtimin që iu bë në Shqipëri! Olti Curri i ‘kapet’ keq

17:46 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Para pak ditësh, ish-Miss Shqipëria u largua nga vendlindja e saj bashkë me burrin Tolgahan i cili kishe ardhur si mysafir nderi në njërin prej spektakleve ku mori pjesë gruaja e tij.  

Mirëpo përveç valixheve, ajo mori me vete edhe zemërimin që e kaploi pas daljes nga hoteli, shkruan lajmi.net

Almeda kishte reaguar nëpërmjet një Instastory se i është dashur të paguaj ekstra shpenzimet e hotelit duke akuzuar kështu produksionin e ‘Dancing with the stars’.

Pas kësaj portali “CNA”, ka publikuar faturat që “Vizion Plus” ka paguar në hotelin ku kishte qëndruar Almeda, madje në mesin e tyre janë edhe udhëtimet e shtrenjta nga Turqia në Shqipëri.

Por ajo çfarë ka thënë modelja shqiptare nuk iki pa u komentuar edhe nga njerëz të tjerë.

Ishte blogeri Olti Curri ai i cili nëpërmjet publikimit të disa fotografive e ka thumbuar keq gruan e aktorit turk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme